Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.7 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 17.07.2020, Ora 13:30

Rendi i ditës :

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:
- Ardita Alsula (Buna)
- Dedë Kasneci
- Klodian Rado
- Shaqir Hasanaj
- Vjosa Bodo
- Besnik Muçi
- Envi Hicka
- Prel Martini
- Vasil Bendo

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.07.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.64 e KLP-së datë 15 Korrik 2020, Ora: 12:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës 13.07.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
4. Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
5. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
6. Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
- Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).
- Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).

Mbledhja Plenare NR.63 e KLP-së datë 13 Korrik 2020, Ora: 10:30

Rendi i ditës:
1. Emërimi i znj. Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.)

Procesverbal Nr.6 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.07.2020, Ora 15.00

Rendi i ditës :
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të datave 03.02.2020, 05.02.2020, 06.02.2020 dhe të mbledhjes së fundit të datës 30.06.2020.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 5, datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndryshuar”.
5. Të tjera

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.07.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 15.05.2020, 18.05.2020, 28.05.2020, 04.06.2020 dhe 11.06.2020.