Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2019

Rendi i ditës:
1. Mbi miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2. Mbi miratimin e përbërjes së Komisioneve të Përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procesverbal Nr.1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm) 2019.
2. Përgatitja e akteve nënligjore dhe e rregullave të brendshme, sipas detyrimeve dhe delegimeve të ligjit nr. 115/2016, të nevojshme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Afatet, përparësitë dhe veprimet për përgatitjen dhe miratimin e tyre në kohen më të shkurtër dhe të arsyeshme.
3. Informacion për pozicionet vakante, të shpallura nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, numrin e kandidaturave dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
4. Informacion për problematikën lidhur me pozicionin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, numrin e kandidaturave dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
5. Çështje të organizimit, dokumentimit dhe administrimit të dokumentacionit dhe të çështjeve, si edhe mbi nevojat e mbështetjes administrative dhe me personel nga Gjykata e Lartë për mirëfunksionimin dhe efektivitetin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.01.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i shkresës nr. 41 prot., datë 10.01.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që njofton marrjen e vendimit nr. 05, datë 09.01.2019 nga ana e kësaj gjykate, për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj gjyqtarit Roland Hysi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Mbledhja Plenare NR.02 e KLP-së datë 07 Janar 2019

Rendi i ditës:
1. Prezantim i shkurtër nga ana e Kryetarit të Këshillit në lidhje me ecurinë e procedurave me natyrë adiminstrative për krijimin e kushteve të punës për institucionin;
2. Diskutime në lidhje me fillimin e procedurave për krijimin e SPAK;
3. Miratimin e një projekt vendimi për fillimin e procedurave për verifikimin e figurës dhe pasurisë së kandidatëve për prokuror;
4. Shqyrtimin e kërkesave të dy prokurëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.12.2018

Rendi i ditës:
1. Mbi nisjen e procedurave për emërimin e magjistratëve të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2018.
2. Mbi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të gjykatave për krimet e rënda në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
3. Mbi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Metush Saraçi.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.12.2018

Rendi i ditës:
1. Mbi transferimin e përkohshëm të një gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.
2. Mbi miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të gjykatës.
3. Mbi informacionin e ish Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me situatën aktuale, problematikat dhe propozimet.