Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi. Ky institucion është krijuar për të siguruar Pavarësinë, Llogaridhënien, Disiplinën, Statusin dhe Karrierën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve Jo Prokurorë. Ky këshill ushtron këto kompetenca emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve. Gjithashtu vendos masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve dhe i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligji. Këshilli miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre gjithashtu miraton dhe administron buxhetin e tij. Këshilli i Lartë i Prokurorisë informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e Prokurorisë dhe ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj. Mbledhja e parë e këtij institucioni u mbajt në datën 19 dhjetor 2018.