Vendim i Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Nr. 15, datë 28.06.2019
Në nenin 20 të rregullores "Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese", pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me përmbajtje si më poshtë:
1/1. Një çështje mund të përshpejtohet me kërkesën e arsyetuar të një organi kompetent që shqyrton kandidatët për të cilët një nga kriteret e seleksionimit është që të kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit, ose me kërkesën e arsyetuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Trupi gjykues e shqyrton dhe merr vendim mbi këtë kërkesë me propozim të gjyqtarit relator, pasi të ketë njoftuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.