Akte

Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 11/2022

"Për rrëzimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

1. Mirela Bogdani;
2. Ilir Rusi.

Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, nr. 11886, datë 28.12.2020

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

– Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta nr. 59, datë 23.12.2020

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që: – Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi Kuvendit te Shqiperise Nr. 77/2020 datë 17.12.2020

"Për Zgjedhjen e Zotit Altin Binaj Anëtar i Gjykatës Kushtetuese"

Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta Nr. 11742, datë 24.09.2020

Për rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta Nr. 11463, datë 22.04.2020

Për shpalljen e Ligjit nr. 35/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar’”