Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.12.2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Kraja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.12.2018 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.