Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 31.07.2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Dritan Rreshka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit , Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.