Njoftime Publike

Njoftim vendimi i KPA-së datë 13.05.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Maho.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
– Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për kërkuesin Besnik Maho, ish – gjyqtar.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim vendimi i KPA datë 19.04.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Artor Ylli.

KPA ka vendosur: Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024.

Njoftim i KPA datë 18.04.2024 për subjektin e rivlerësimit Malinda Tosku.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Njoftim vendimi i KPA-së datë 07.02.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Olsi Xhavella.


KPA në mënyrë unanime, ka vendosur:
· Lënien në fuqi të vendimit nr. 357, datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella.

Njoftim vendimi i KPA datë 24.01.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Arjana Gumbardhi,

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco).

Njoftim vendimi i KPA datë 17.01.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Etleva Temo

KPa ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 307, datë 12.10.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Temo.