Procesverbale të mbledhjeve

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.07.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.07.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 15.05.2020, 18.05.2020, 28.05.2020, 04.06.2020 dhe 11.06.2020.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 28.05.2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (vijon shqyrtimi nga mbledhja e datës 2 korrik 2020)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 28.05.2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.06.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.06.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {...} të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”