Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.12.2023
Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e
procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit, z. {...} me funksion gjyqtar pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}, Komisioni Disiplinor.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rindarjen me short të
çështjeve gjyqësore”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit
dhe Buxhetit”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës
së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin)
të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtares {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”,
i përgatitur nga relatore znj. Brikena Ukperaj.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtares {...}, për vitin 2022", i përgatitur nga relatore znj. Brikena
Ukperaj.
6. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2019", i përgatitur nga relatore znj. Brikena
Ukperaj.
7. Shqyrtim i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtarit {...}, për vitin 2021", i përgatitur nga relatore znj. Brikena
Ukperaj.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dërgimin e emrit të
kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në
Gjykatën Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator
Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Relacion “Për shpalljen e kërkesës për kandidatura
nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut,
kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”/ "Për komandimin e gjyqtarit z. {...}
në pozicionin këshilltar juridik në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut."
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pranimin në
shërbimin civil gjyqësor të zonjës {...} për pozicionin e ndihmësit ligjor në njësinë e
shërbimit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit”.
12. Shqyrtimi i projektvendimeve “Për caktimin e
seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për
fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë” ose “Për mbylljen e procedimit
disiplinor nr. 4/2023, të filluar ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë
Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë”.