Projektligj i Kuvendit
Projektligj për buxhetin e vitit 2023
Mbledhja e fundit për këtë vit e sesionit plenar dhe e parafundit e kësaj legjislature vijoi me miratimin e një akti normativ plenare “Për një shtesë në ligjin nr 7703 dt. 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”; 8 projektligje dhe miratimin e 8 projektvendimeve.
Datë 21/12/2020 Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në drejtimin e kryetarit z.Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjen e radhës shqyrtoi dhe miratoi një projektligj, një akt normativ, një projektvendim për strukturën e ILD-së, si dhe zhvilloi një seancë dëgjimore me 5 kandidaturat për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave...
Datë 17. 12. 2020 Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, miratoi pesëmbëdhjetë projektligje, mes të cilave paketa e pesë ligjeve të marrëveshjes së 5 qershorit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nga të cilat 4 ligje kërkonin shumicë të cilësuar vota. Po sot u rrëzuan dy dekrete presidenciale si dhe u miratuan 4 dekretet për emërimin ministër i Brendshëm, të z. Bledar Çuçi dhe ministre e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, e znj. Milva Ekonomi, si edhe dekreti për shkarkimin nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, z. Sandër Lleshaj. Futja në rend të ditës e dekreteve të emërimeve dhe shkarkimeve të ministrave u bë më kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe me dakordësinë e grupeve të tjera. Seanca e sotme miratoi edhe 11 projektligje të tjera.
Datë depozitimi: 22/09/2020
Statusi: Në Procedurë
Propozuesi: Deputet
Për projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016, "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar""