Vendime

Vendim nr.145 i KLP-së datë 18.06.2020

Për caktimin e z. Rifat Kojku në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, përkohësisht nga data 19.06.2020 - 18.09.2020

Vendim nr.135 i KLP-së datë 12.06.2020

Për deklarimin e mbarimit të statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit z.Nezir Gjoka, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendim nr.137 i KLP-së datë 12.06.2020

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Manjola Kajana, si eksperte pranë UNODOC (United Nations Office on Drugs and Organized Crime), zyra në Vjenë, Austri, në kuadër të projektit Global Firearms Programe, për të përgatitur një përmbledhje me raste praktike gjyqësore për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve", të parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a, të Kodit Penal, si dhe për të rishikuar, në gjuhën Shqipe, dokumentin "Udhëzues mbi provat elektronike", të përgatitur nga UNODOC. Veprimtaria do të ushtrohet jashtë orarit të punës për periudhën 01.07.2020-30.10.2020

Vendim nr.136 i KLP-së datë 12.06.2020

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) për prokurorin Ylli Pjetërnikaj:
- si pedagog me kohë të pjesshme pranë Departamentit të të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në lëndën "E drejta penale e posaçme", në masën dy orë në javë, çdo ditë të Mërkurë, nga ora 14.00 deri në orën 16.00, për vitin akademik 2020-2021.
- pranë Fakultetit të Drejtësisë, Kolegji Universitar TBU (Tirana Business University Conege), në lëndën "Procedura Penale", në masën 60 orë, të shpërndara në 30 javë, 15 orë për çdo semestër, deri në dy orë në javë, çdo ditë të Enjte, pas orës 17.30, për vitin akademik 2020-2021

Vendim nr.138 i KLP-së datë 12.06.2020

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Doloreza Musabelliu, si eksperte pranë OSBE, në kuadër të trajnimit që do organizojë kjo organizatë në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, në masën jo më shumë se dy orë në javë, gjatë orarit zyrtar dhe pa kufizim jashtë orarit zyrtar, deri më datë 30.10.2020

Vendim nr.139 i KLP-së datë 12.06.2020

Për miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Drini Pali