Vendime

Vendim nr.275 i KLP-së datë 12.12.2019

Për mospranimin e ankimit (kundërshtimit) të znj. Suela Beluli në lidhje me Vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier "Për Zëvendësimin e prokurorit" të datës 13.11.2019

Vendim nr.276 i KLP-së datë 12.12.2019

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Daniela Sulaj, si eksperte pranë organizatës "Instituti për Kontratën Shoqërore" në kuadër të projektit "Dënimet alternative, alternativa për një jetë më të mirë", për periudhën dhjetor 2019 deri në qershor 2020 në masën jo më shumë se 200 orë, jashtë orarit të punës

Vendim nr.277 i KLP-së datë 12.12.2019

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani:
- si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës;
- pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë orarit të punës dhe jo më shumë se 1 (një) orë në javë jashtë orarit të punës, në lëndën "E drejta procedurale penale" për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020;

Vendim nr.278 i KLP-së datë 12.12.2019

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, si eksperte pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistratin prokurore Znj. Enkeleda Millonai, në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë orarit të punës dhe pjesa tjetër jashtë orarit të punës, në trajnimin me temë "Çështjet gjyqësore në fushën e tatimeve dhe doganave. Veprat penale në fushën e tatimeve dhe doganave." i cili do të zhvillohet brenda datës 30.12.2019

Vendim nr.279 i KLP-së datë 12.12.2019

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar "Bedër" Tiranë, në lëndën "Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore", për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.
- Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit pranë Shkollës së Magjistraturës Tiranë, si udhëheqës shkencor, me një nga kandidatët për prokuror, për prokurorin z.Adnan Xholi, për vitin akademik 2019-2020

Vendim nr.280 i KLP-së datë 12.12.2019

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi, në masën (dy) orë në javë jashtë orarit të punës, në lëndën "Ekzekutimet e vendimeve penale" për vitin akademik 2019-2020