Vendim nr.57 i KLP-së datë 05.04.2019
Për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak
Për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak
Për skualifikimin e Znj. Irena Nino, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, e cila pas vlerësimit paraprak rezulton se aktualisht nuk është pjesë e sistemit të prokurorisë, duke mos plotësuar kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë": "Ngritja në detyrë është kalimi nga një pozicion i juridiksionit të përgjithsëm civil, penal ose administrative në një pozicion në një prej gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme"
Për skualifikimin e Z. Gëzim Cenaj, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, i cili pas vlerësimit paraprak, rezulton se nuk plotëson kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b dhe pika 2, gërma c të Ligjit nr. 96/2016 "Per statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqiperise", pasi nuk ka ushtruar asnjëherë funksionin si prokuror në Republikën e Shqipërisë
Për skualifikimin e Z. Fatmir Hoxhaj, kandidat për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, i cili pas vlerësimit paraprak rezulton se aktualisht nuk është pjesë e sistemit të prokurorisë, duke mos plotësuar kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, parashikuar në nenin 47 pika 1, gërma b të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë": "Ngritja në detyrë është kalimi nga një pozicion i juridiksionit të përgjithsëm civil, penal ose administrative në një pozicion në një prej gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme"
Për caktimin e Z.Arben Dyla në funksionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, përkohësisht nga data 01.04.2019-31.06.2019
Për caktimin e Znj.Violeta Shkurta në funksionin e drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, përkohësisht nga data 01.04.2019-31.06.2019