Vendime

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 542, datë 20.6.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Brunilda Çarçiu, inspektore në Inspektoratin e ish-KLD-së, sot KLGJ.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 541, datë 15.6.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Bevis Shehaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 534, datë 23.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elveta Stafa (Murra), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 533, datë 18.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Enkeleda Kapedani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 532, datë 18.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Esmeralda Ndoci, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Esmeralda Ndoci, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vendim i Ndërmjetëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) datë 13.5.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Marsida Frashëri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur Pezullimin nga detyra të znj. Marsida Frashëri, për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.