Vendim i KPK-së nr. 412, datë 6.7.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Kreshnik Omari.
KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kreshnik Omari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kreshnik Omari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 381, datë 6.5.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Ramazan Avdiu, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Me vendimin nr. ****, datë 16.7.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur
deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Federik Laloshi, me detyrë Prokuror
në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në datën 19.7.2019, për shkak të plotësimit të
moshës për dalje në pension. Me shkresën nr. ****prot., datë 14.12.2020, të Institutit të
Sigurimeve Shoqërore, Komisioni informohet se prej muajit korrik të vitit 2019, z. Federik
Laloshi përfiton pension pleqërie. Sa më sipër, rezulton se ndaj vendimit të Këshillit të
Lartë të Prokurorisë nuk është ushtuar ankim.
KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Federik Laloshi, me
detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pa një
vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura
është bërë i pamundur.
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Irena Plaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni ka vendosur konfirmimin e subjektit te rivlersimit ne detyre.
Subjekti i rivlerësimit: Z. Abaz Muça, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 29.7.2021.
KPK ka vendosur të deklarojë: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për subjektin e rivlerësimit Ali Koleci, pasi subjekti ka ndërruar jetë.