Vendime

Vendim i KPK-së nr. 348, datë 17.2.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Gjergji Rudi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Me vendimin nr. ***, datë 25.6.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka deklaruar mbarimin e emërimit të z. Gjergji Rudi, për shkak të mbushjes së moshës për pension. Me shkresën nr. *** prot., datë 5.2.2021 Gjykata Administrative e Apelit informon se nuk është ushtruar ankim ndaj vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Gjergji Rudi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendim i KPK-së nr. 333, datë 13.1.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendim i KPK-së nr. 340, datë 1.2.2021, për subjektin e rivlerësimit znj. Klodiana Gjyzari, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Vendim i KPK-së nr. 339, datë 19.1.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Enrik Haxhiraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Enrik Haxhiraj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Vendim i KPK-së Nr. 338 Datë: 18.01.2021

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Elona Mihali, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së nr. 337, datë 18.1.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Bib Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bib Ndreca, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.