Vendime

Vendim i KPK-së Nr: 187 datë 24.07.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Elvin Gokaj, prokuror/drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër.

KPK ka vendosur:
Pezullimin nga detyra të zotit Elvin Gokaj për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Vendim i KPK-së Nr: 186 datë 23.07.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Arjana Fullani, ish gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

Procesi i rivlerësimit është pushuar, pasi subjekti ka dhënë dorëheqje nga detyra që ushtronte.

Vendim i KPK nr.185 datë 23.07.2019 (anëtarët e trupit gjykues: Lulzim Hmitaj-Kryesues, Olsi Komici- Relator, Brunilda Bekteshi-Anëtare)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Olsian Çela

Vendim i KPK-së Nr: 183 datë 19.07.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Çano, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 184 datë 19.07.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Anila Guri, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim nr.181 datë 18.07.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Valbona Sanxhaktari-Kryesuese, Etleda Çiftja - Relatore, Xhensila Pine-Anëtare)

Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elida Kaçkini, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë