Albens Tabaku

Emër Mbiemër
Albens Tabaku
Data e emërimit fillestar
2024-07-25
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, zgjedhur nga Kuvendi datë 25.07.2024 nga rradhët e avokatëve.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
25.07.2024 - aktualisht - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2000 - 25.07.2024 - Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Korçë. Në vitin 2009 është zgjedhur sekretar i Dhomës së Avokatisë Korçë, anëtar i Kryesisë në vitin 2012, 2014, 2016, 2022 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar.
2010 - 2011 - Pedagog i brendshëm në Universitetin Jopublik "Kristal", lektor në lëndët "E drejtë Tregtare" dhe " E drejtë Romake".
mars 2008 - qershor 2012 - Pedagog i Jashtëm i lëndës "Ligje Biznesi në Universitetin "Fan Noli" Korçë.
11.02.1996 - mars 1997 - Këshilltar Ligjor pranë Agjensisë Rajonale të Zhvillimit të Biznesit Korçë.
08.02.1996 - 16.05.2000 - NdihmësGjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.

-----------------------------------------------------------------
- Z. Tabaku për një periudhë 1 vjeçare është kontraktuar si avokat nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (CILSP) për projektin "Promoting Child Friendly Justice Norms for Children in Contact with Law", ku ka asistuar në mbrojtjen e të gjithë të miturve në paraburgimin në Burgun e Drenovës.
- Në vitin 2015 ka qënë në research në studimin e organizuar nga "Fonadacioni Shoqëria e Hapur" SOROS për objektin: Studim kërkimor mbi krimin e organizuar në Qarkun e Korçës" me temë: Faktorët social, ekonomik dhe poltik që bënë të mundur lindjen e strukturave kriminale në Qarkun e Korçës, situata aktuale e këtyre strukturave.
- Në vitin 2016 ka qënë pjesëmarrës dhe lektor në platformën elektronike E-learning në kuadër të rrjetit: Balkan Regional Rule of Law Network" në temën: Pamjaftushmëria e arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe dhunimit të parimit të barazisë së armëve në proces. Diferenca ndërmjet vendimeve tipike gjyqësore dhe atyre të ashtu quajtuara vendime të shkurtuara "De-Plano".
- Në muajin shkurt 2017 ka qënë pjesëmarrës në kursin "Trajnim për Trajnerë" të organizuar në kuadër të programit "Reinforcing Judical Expertise on Freedom of Expression" in south East Europe, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, Be dhe KE.
- Në datën 17-19 prill 2018 ka marrë pjesë në vizitën studimore në strasbourg në kuadrin e një delegacioni të gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve të certifikuar si trajnerë për nenin 10 GJEDNJ, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit, Drejtoria e Shoqërisë së Informacionit dhe Veprimit kundër Krimit, Departamenti i Shoqërisë së Informacionit dhe Divizioni për Media dhe Internet.
- Ka marrë pjesë në trajnimin me temë: "Çështjet Reale të Falimentit në Shqipëri", organizuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e grupit të Bankës Botërore në kuadër të projektit "Zgjidhja e Borxhit dhe Dalja nga Biznesi".
- Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnimin me temë: Forcimi i Mbrojtjes dhe Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale".

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Nëntor 2014 - Qershor 2015 - Programi i Arsimit Vazhdues për Avokatët, Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
2009 - 2010 - Master në Universitetin Europian të Tiranës, në Programin Masteri i Nivelit të Dytë, në degën "E Drejtë Private", profili "Qeverisje e Korporatave" me mesatare 10.
1991 - 1995 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (me shkëputje nga puna) me mesatare 9.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Z. Tabaku zotëron licensën e avokatit.
- Ka fituar diplomën e trajnerit të Trajnuesve në fushën e Lirisë së Shprehjes, "Reinforcing Judical Expertise on Freedom of Expression" in South East Europe.
- Korrik 1999 është certifikuar në kursin për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, organizaur nga Qendra Ndërkombëtare e Organizatave të Punës.
- Prill 2005 është certifikuar për procedurat e ankimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut, organizuar nga Këshilli i Europës.
- Korrik 2000 është certifikuar si trajner për "Menaxhim Emergjencash", lëshuar nga Care International.
- Trajnuar nga IFC World Bank Group, Banka Botërore për Familentimin dhe rastet reale në Shqipëri".

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Z. Albens Tabaku nuk ka masa disiplinore.

CV
Shkarko CV Albens Tabaku
Dokumenta te tjera
  1. Njoftim për shtyp i Avokatit të Popullit datë 09.08.2023 "Për publikimin e listës së kandidatëve aplikues për anëtarë të KLP nga Avokatia dhe Shoqëria Civile si dhe organizatave aplikuese nga shoqëria civile për anëtar të Komisionit të Shoqërisë Civile që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë".
  2. Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLGJ nga avokatia datë 17.05.2024.
  3. Raporti i Vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të KLP nga avokatia datë 17.05.2024.
  4. Njoftim i Avokatit të Popullit për Vendimin e Komisionit Ad Hoc datë 29.04.2024 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve.
  5. Njoftim i Avokatit të Popullit për Vendimin e Komisionit të Pavarur Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve për KLGJ dhe KLP pranë Avokatit të Popullit për shpalljen e emrave të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të KLP dhe KLGJ nga avokatia.
  6. Njoftim i Avokatit të Popullit për Vendimin e Komisionit Ad Hoc datë 29.12.2023 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve.
  7. Lista e kandidatëve të përzgjedhur me short nga Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga radhët e avokatëve”, njoftuar nga Kuvendi datë 13.06.2024.
  8. Vendim i Kuvendit Nr. 60, datë 27.06.2024 Për rrëzimin e listës së parë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.
  9. Projektvendim i Kuvendit Nr. _/2024 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, raundi tretë”.
  10. Vendim i Kuvendit nr. 63, datë 04.07.2024 Për rrëzimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar.
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,