Adriatik Llalla

Emër Mbiemër
Adriatik Llalla
Data e emërimit fillestar
1999-01-15
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish- Prokuror i Përgjithshëm (Dorëhequr në datën 12.02.2018). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
03.12.2012 - 18.12.2017- Prokuror i Përgjithshëm
10/2008-12/2012 - Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI)
2007 - 2008- Kryetar i Këshillit të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë
12/2004 - 10/2008- Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Prokurorisë së Rrethit Tiranë Tiranë, Shqipëri
12/2004 - 01/2008- Zëvendës Prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
2006- Anëtar i Këshillit të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë
05/2003-12/2004- Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier
01/1999-04/2003- Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje
01/1998-1999- Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Lushnjes

- Z. Adriatik Llalla aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi në datë 10.02.2018 ka kërkuar dorëheqjen nga e drejta që i njeh ligji për t'u caktuar në një pozicion Apeli pas përfundimit të mandatit si Prokuror i Përgjithshëm.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.2 datë 16.02.2018 procesi i rivlerësimit për Z. Adriatik Llalla është ndërprerë.
- Për këtë vendim të KPK-së është ankuar IKP, Florian Ballhysa, në datën 23.03.2018.
- KPA vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së duke vendosur: ╸ Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.
╸Ndalimin e emërimit të z. Adriatik Llalla si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1993 - 1997 - Diplomuar Jurist në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
2009 - 2011- Master në e drejta penale, Fakulteti i Drejtësisë.
2014 - 2017- Doktoraturë në e drejta penale.
Punime Shkencore
- Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: "Kuadri juridiko - penal i trajtimit të pedofilisë në legjislacionin shqiptar, aspekte krahasaor me normativën ndërkombëtare"
Kandidati: Adriatik LLALLA
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Altin SHEGANI
2017

- Conflict of Interest in the Administrative Contracts in Albania
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i i KPK Nr. 2, datë 16.08.2018, që ka vendosur: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, është ndërprerë.
- Ankim i Komisionerit Publik, Florian BALLHYSA, kundër vendimit nr.2 datë 16.08.2018 për subjektin e rivlerësimit: Z. Adriatik Llalla, Ish- Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
- Vendim i KPA-së Nr.1/2018 (JR) datë 11.06.2018, përfshirë mendimin e pakicës; që ka vendosur të ndryshojmë vendimin nr. 2/2018 si më poshtë:
•Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, është ndërprerë.
•Ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,