Valbona Bala (Pajo)

Emër Mbiemër
Valbona Bala (Pajo)
Data e emërimit fillestar
2008-01-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
2008 - 2017- këshilltare e gjyqtarëve pranë Gjykatës Kushtetuese
2017- këshilltare pranë projektit të USAID-it.

31 mars 2017- Ka dhënë dorëheqjen nga funksioni këshilltares pranë Gjykatës Kushtetuese;
Shkurt 2018- Ka shprehur interesin për pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese;
Nuk ka rezultuar fituese për të vijuar trajnimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

• Znj. Valbona Bala (Pajo) aktualisht nuk e ushtron detyrën si këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pasi në datë 27.06.2018 ka kërkuar dorëheqjen.
• Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr. 2049/2 prot., datë 27.06.2018, ka vënë në dispozicion:
- Kërkesën për dorëheqje të znj.Valbona Bala nga funksioni i këshilltares së Gjykatës Kushtetuese paraqitur kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, më datë 31 mars 2017;
- Urdhrin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nr. 11, datë 20.04.2017, “Për lirimin nga detyra dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës”.
• Me shkresën me nr. 3461 prot., datë 17.04.2018, rezulton, se znj. Valbona Bala (Pajo) i është drejtuar Komisionit me një kërkesë për përditësim të dhënash të adresës elektronike, dhe informon për dorëheqjen e saj vullnetare nga funksioni i këshilltares së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese më datë 1 mars 2017, duke vijuar veprimtarinë profesionale pranë projektit USAID-it.
• Më datë 06.09.2018, vëzhguesi ndërkombëtar, në zbatim të Aneksit të Kushtetutës, neni B, pika 3.b dhe ligjit nr. 84/2016, neni 49, pika 11, paraqiti opinionin e tij me shkrim lidhur me këtë çështje, sipas të cilit, procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Valbona Bala (Pajo) duhet të ndërpritet, në zbatim të dispozitave të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.
• Me anë të vendimit të KPK-së nr. 65 datë 13.09.2018 procesi i rivlerësimit për Znj. Valbona Bala (Pajo) është ndërprerë.
• Për këtë vendim të KPK-së është ankuar IKP, Florian Ballhysa, në datën 05.10.2018.
• KPA vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së si më poshtë:
╸ Ndërprejen e procesit të rivlerësimit.
╸Ndalimin e emërimit të znj. Valbona Bala (Pajo) si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Arsim i lartë Juridik
Punime Shkencore
Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: "Kontrolli i Kushtetutës në Shqipëri. Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të njeriut: sfidat, arritjet, perspektiva"
Kandidati: Valbona BALA (PAJO)
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Aurela ANASTASI (Akademike e Asociuar)
Tiranë, 2014

- Ekzekutimi i Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që Lidhen me Procedimet Penale: Vështrim Krahasues mbi Rihapjen e Procesit Penal në Nivel Kombëtar.
Kualifikime te veçanta
Doktore e Shkencave
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 65 datë 13.09.2018 .
Subjekti i rivlerësimit: Znj.Valbona Bala (Pajo), këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KPK-së nr. 65 datë 13.09.2018 për subjektin e rivlerësimit: Znj.Valbona Bala (Pajo), këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
  2. Ankim i Komisionerit Publik Florian BALLHYSA datë 05.10.2018 kundër vendimit t nr. 65, datë 13.9.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj.Valbona Bala
  3. Formular Vetëdeklarimi i znj. Valbona Bala datë 12.04.2019 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
  4. Vendim Nr. 17/2019 i KPA-së datë 25.07.2019 (Juridiksion rivlerësimi) për shqyrtimin e vendimit nr. 65 datë 13.09.2018 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Valbona Bala (Pajo), këshilltare pranë Njësisë së Shërbimit Ligjor të Gjykatës Kushtetuese
  5. Vendim i KED-së Nr. 83 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, shpallur nga Presidenti në datën 04.03.2019.
  6. Vendim i KED-së Nr. 84 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi në datën 12.02.2018.
  7. Vendim i KED-së Nr. 85 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, vakance e parakohshme, shpallur nga Presidenti në datën 07.02.2018.
  8. Vendim i KED-së Nr. 86 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi në datën 04.03.2019.
  9. Vendim i KED-së Nr. 87 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, shpallur nga Presidenti në datën 07.02.2018.
  10. Vendim i KED-së Nr. 88 datë 30.07.2019 për ndalimin e kandidimit të Znj. Valbona Bala (Pajo) në vendin vakant për gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, vakance e parakohshme, shpallur nga Presidenti në datën 28.08.2018.
  11. Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR" me temë: "Kontrolli i Kushtetutës në Shqipëri. Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të njeriut: sfidat, arritjet, perspektiva"
  12. Ekzekutimi i Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që Lidhen me Procedimet Penale: Vështrim Krahasues mbi Rihapjen e Procesit Penal në Nivel Kombëtar.
  13. Organika dhe lista emërore e Gjykatës Kushtetuese
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,