Stavri Kallço

Emër Mbiemër
Stavri Kallço
Data e emërimit fillestar
1985-11-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
28.02.1998 - 15.01.2020 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë.
05.04.2001 - 21.04.2008 - Kryetar i Gjykatës së Apelit Korçë.
25.11.2000 - 05.04.2001 - Kryetar i Komanduar i Gjykatës së Apelit Korçë.
21.12.1993 - 30.03.1995 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kolonjë.
21.01.1988 - 03.06.1992 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
01.11.1985 - 021.12.1993 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

- Z. Stavri Kallço aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen datë 31.12.2019.
- Më datë 13.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi Komisionin se në seancën plenare të datës 09.01.2020 ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të Z. Stavri Kallço, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistrat pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
- Me vendimin e datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Z. Stavri Kallço, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelitt Korçë, për shkak të dorëheqjes së tij nga ky status;
(ii) përjashtimin e menjëhershëm të gjyqtarit Z. Stavri Kallço nga procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore në Gjykatën e Apelit Korçë;
(iii) një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtarit Z. Stavri Kallço sipas kërkesave të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
- Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Stavri Kallço, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Stavri Kallço i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
30.05.1983 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 235 datë 04.02.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Stavri Kallço, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë, për shkak të dorëheqjes nga detyra.
- Njoftim i IKP-së datë 21.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 235, datë 04.02.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Stavri Kallço.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005 - 2006- Vlerësuar Shumë mirë.
2007- 2009- Vlerësuar Shumë mirë.
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masë disiplinore.
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,