Ketra Bajrami
- Emër Mbiemër
- Ketra Bajrami
- Data e emërimit fillestar
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- • Znj. Ketra Bajrami aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
• Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, znj. Ketra Bajrami “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 10.12.2019.
• KLGJ-ja paraqiti informacionin e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë sipas të cilit konfirmohet se subjekti i rivlerësimit, Znj. Ketra Bajrami, nuk ka paraqitur ankim kundër vendimit ë KLGJ-së “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.
• Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Ketra Bajrami, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Ketra Bajrami i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- - Vendim i KPK-së nr.226 datë 14.01.2020.
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ketra Bajrami, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. - Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Masa disiplinore në fuqi vërejte
- - Ndaj znj. Ketra Bajrami nuk ka masa disiplinore.
- CV
- Dokumenta te tjera
-
- Vendim i KPK-së nr.226 datë 14.01.2020 për subjektin e rivlerësimit: Znj. Ketra Bajrami, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
- Njoftim i IKP-së datë 26.02.2020 për mosankimin e vendimit nr. 226, datë 14.01.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Ketra Bajrami
- Formular Vetëdeklarimi i Znj. Ketra Bajrami datë 29.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,