Agim Bendo
- Emër Mbiemër
- Agim Bendo
- Data e emërimit fillestar
- 1992-05-18
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Ish- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- •16.07.2013 - 31.10.2019 - Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
•18.05.1992 - 16.07.2013 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•18.05.1992 - 12.04.1995 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•1992 - 1997 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
•1983 - 1992 - Specialist në Kuvendin Popullor për Problemet Juridike.
•1981 - 1983 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
•1977 - 1981 - Këshilltar Ligjor në Zyrën e Ndihmës Juridike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë.
- Z. Agim Bendo aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur dorëheqjen KLGJ me anë të vendimit të datës 04.11.2019, ka vendosur:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit;
(ii) efektet e këtij vendimi fillojnë në datën 31.10.2019;
iii) njoftimin e gjyqtarit Agim Bendo;
- Subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj vendimit të KLGJ-së, konfirmuar me shkresën kthim përgjigje datë 25.11.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Agim Bendo, është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Agim Bendo i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së për Vendimin e marrë nga KPK. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- •02.11.1994 - Doktoraturë.
•14.05.1977 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës. - Punime Shkencore
- Z. Agim Bendo është angazhuar gjithashtu në karrierën Akademike dhe është autor i disa botimeve si: “Mbi Kontratën e Huasë” (1989), “Disa probleme teorike të rregullimeve Juridike të Kontratës së lirë” (1991).
Gjithashtu është bashkëautor në librin për Fakultetin Juridik “E drejta e Detyrimeve” (Pjesa e Posaçme për Kontratën e Veçantë), në vitin 1991.
- Kualifikime te veçanta
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- - Vendim i KPK-së Nr. 216, datë 04.12.2019, që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dorëheqjes nga detyra.
- Njoftim i IKP-së datë 24.12.2019 për mosankimin e vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo.
- Vendim i KPA-së Nr. 40/2020 (JR), datë 22.12.2020 që ka vendosur; Lënien në fuqi të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Bendo. - Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- •2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
•2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik) - Masa disiplinore në fuqi vërejte
- - Nuk ka masa disiplinore.
- CV
- Shkarko CV Agim Bendo
- Dokumenta te tjera
-
- Vendim i KPK-së Nr: 216 datë 04.12.2019 për subjektin e rivlerësimit: Z. Agim Bendo, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së datë 24.12.2019 për mosankimin e vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Bendo.
- Formular Vetëdeklarimi i Z. Agim Bendo datë 06.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
- Vendim i KPA-së Nr. 40/2020 (JR), datë 22.12.2020 që ka vendosur; Lënien në fuqi të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Bendo.
- Vendim i KLGJ-së nr. 248, datë 04.11.2019 "Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. {...}, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dorëheqjes së tij nga ky status".
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,