Joana Qeleshi
- Emër Mbiemër
- Joana Qeleshi
- Data e emërimit fillestar
- 2010-09-27
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Ish-Kryetare/Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës (Dorëhequr). Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- •17.10.2014 - 31.10.2019 - Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•19.07.2013 - 17.10.2014 - Kryetare e komanduar e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
•21.12.2011 - 31.10.2019 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
•27.09.2010 - 21.12.2011 - Stazh Profesional/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Znj. Joana Qeleshi aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Në datën 24.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi Komisionin se në seancën plenare të datës 24.10.2019 ka vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Joana Qeleshi, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistrate pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Me vendimin e datës 24.10.2019, Këshilli Lartë Gjyqësor vendosi:
(i) deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Znj. Joana Qeleshi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj nga ky status;
(ii) efektet e këtij urdhërimi fillojnë në datën 31.10.2019;
(iii) të njoftohet për këtë vendim znj. Joana Qeleshi.
- KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Joana Qeleshi, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Joana Qeleshi i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- •2011 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•2008 - 2009 - Master Shkencor në të Drejtë Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
•2003 - 2007 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës. (informacioni është aksesuar në profilin zyrtar në linkedin). - Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- - Vendim i KPK-së Nr: 204 datë 06.11.2019 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Joana Qeleshi, me funksion kryetare/gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Njoftim i IKP-së datë 27.11.2019 për mosankimin e vendimit nr. 204, datë 06.11.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Joana Qeleshi. - Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- •2013 - 2013 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim i Përshpejtuar)
•2012 - 2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim i Përshpejtuar) - Masa disiplinore në fuqi vërejte
- - Nuk ka masa disiplinore.
- CV
- Shkarko CV Joana Qeleshi
- Dokumenta te tjera
-
- Vendim i KPK-së nr.204 datë 06.11.2019 për subjektin e rivlerësimit: Znj. Joana Qeleshi, gjyqtare/kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
- Njoftim i IKP-së datë 27.11.2019 për mosankimin e vendimit nr. 204, datë 06.11.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Joana Qeleshi.
- Formular Vetëdeklarimi i Znj. Joana Qeleshi datë 27.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
- Vendim i KLGJ-së nr. 241, datë 24.10.2019 "Për deklarimin e mbarimit te statusit të magjistratit për znj. {…}, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj nga ky status".
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,