Rezarta Aliu (Paja)

Emër Mbiemër
Rezarta Aliu (Paja)
Data e emërimit fillestar
2009-01-07
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- 2018 - aktualisht - E tranferuar perkohesisht ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Durres
- 2010 - 2018- Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
- 2009 - 2010 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane (stazh profesional)
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- Diplomuar nga shkolla e Magistratures ne vitin 2009. - 2000 - 2004 - Diplomuanr nga Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise.
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK e konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut.
____________________________
-"Konkurenca e pandershme në kuadrin e pronësisë intelektuale” , organizuar nga SHM, date 8-9 mars 2007.
-" Sistemi ligjor i bashkimit europian". organizuar nga SHM, datë 16-17 prill 2007;
-" Sistemi gjyqësor i bashkimit europian dhe zhvillimi I cilesie ne fushen e drejtesise organizuar nga SHM, date 24-25 maj 2007;
-"Rritja e aftësisë së sistemit gjyqësor shqiptar për të zbatuar standardet sipas gjykatave europiane për të drejtat e njeriut, në rastet e lirisë së shprehjes", organizuar nga QZHDI dhe Article 19, dhjetor 2007;
-“4 liritë e komunitetit evropian", organizuar nga SHM, KE dhe Fondacioni german GTZ, datë 23-24 gershor 2008;
-"Identifikimi, trajtimi dhe mbrojtja e viktimave te trafikimit te qenieve njerezore”, organizuar nga SHM, OSBE dhe QSHPLI, date 3 dhjetor 2008;
-" Paditë për mbrojtjen e së drejtës së trashëgimisë. Padia për kërkimin e trashëgimit, kthimin e pasurisë trashëgimore, njohjen e trashëgimit, rastet dhe kushtet e ngritjes së tyre", organizuar nga SHM, daté 11-12 janar 2010;
-"Masat e sigurimit civil të padisë, ankimimi në rastin e rrëzimit të masës së sigurimit. Praktika giyqësore dhe ajo unifikuese në lidhje me masat e sigurimit të padisë", organizuar nga SHM, datë 3-4 shkurt 2010;
-"'Aspekte të jurisprudencës lidhur me institutin e sigurimit të provës në procesin penal. Probleme të pavlefshmërisë absolute dhe të papërdorshmërisë së provës së siguruar paraprakisht", organizuar nga SHM, datë 11-12 shkurt 2010;
-" Kriteret e vlerësimit të fakteve që burojnë nga pyetja e të pandehurit dhe nga deklarimet e të bashkepandehurit ose të pandehurit në një procedim të lidhur. Regjimi perkatës i leximeve të lejueshme, respektimi i kontradiktoritetit në përqasje me jurisprudencën e GJEDNJ? organizuar nga SHM, datë 15-16 shkurt 2010;
-"Mënyrat e fitimit të pronësisë dhe dallimet e karakteristikat e tyre. Fitimi i pronësisë me testament si një nga mënyrat që ndeshen më shpesh në praktikë të fitimit të pronësisë. Mënyrat e fitimit të pronësisë dhe dallimet e karakteristikat e tyre. Bashkimi dhe përzierja si mënyrë e fitimit të pronësisë", organizuar nga SHM, date 1-2 mars 2010;
-"Mbrojtja penale e sipërmarrjes. Veprat penale të lidhura me shogërite tregtare dhe praktika gjyqesore lidhur me pergjegjesine penale te personave juridike", organizuar nga SHM, date 12 tetor 2010;
-"Padia civile në procesin penal. Përvoja evropiane", organizuar nga SHM, datë 22-23 nentor 2010;
-“Akuzat e reja në procesin penal dhe roli i gjykatës. Orientimet e jurisprudencës se Gjykatës së Larte", organizuar nga SHM, date2- -25 néntor 2010;
- "Koncepti juridik i pasurive të paluajtshme. Sendet e paluajtshme, pjesët përbërëse dhe aksesorët e tyre. Çështjet që lidhen me ligjin per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe konfliktet gjyqësore" ", organizuar nga SHM, daté 20-21 dhjetor 2010;
-"Njohja edhe ekzekutimi i vendimeve penale të huaj, ndikimi i konventave ndérkombétare dhe marrëveshjeve dypalëshe. Jurisprudenca e giykatës së Lartë. Nocioni i urdhrit të arrestit ndërkombëtar dhe perspektiva e zbatimit të tij në të drejtën tonë të brendshme. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale", organizuar nga SHM, date 3-4 shkurt 2011;
- "Zbatimi i shtyllës së tretë të konventës së AARHUSIT në Shaipëri: E drejta për t'ju drejtuar gjykatës. Mundësitë dhe pengesat për ti perdorur keto të drejta në praktike"* organizuar nga SHM dhe QRM, datë 15-16 shkurt 2011;
-'"Ligji antidiskriminim", organizuar nga SHM dhe fondacioni HANNS-SEIDEL, datë 18-19 prill 2011;
-"Kontrata e sipërmarrjes në fushën e ndërtimeve. Dallimi i saj nga kontrata e pronësisë. Risku i sipërmarrjes dhe format e tij. Kalimi i pronësisë për sipërmarrjet në ndertimin e sendeve të paluajtshme. Praktika gjyqësore lidhur me përmbushjen e detyrimeve nga kontrata e sipërmarries" organizuar nga SHM, datë 21-22 prill 2011;
-"Prishja dhe likuidimi i shoqërive tregtare. Rregullimi i pasojave. Regjimi tatimor i tregtarëve dhe shogërive tregtare në bazë të legjislacionit në fuqi"', organizuar nga SHM, datë 30-31 maj 2011;
-"Probleme teorike dhe praktike lidhur me shayrtimin e kërkesave të dënuarve në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale. Jurisprudence GJEDNJ', organizuar nga SHM dhe fondacioni HANNS -SEIDEL, daté 27-28 qershor 2011;
-"E drejta e autorit. Procedurat administrative për mbrojtjen dhe administrimin e të drejtave të autorëve he procedurat gjyqësore. Praktika gjyqesore qe lidhet me konflikte qe burojne nga shkelja e te drejtave qe burojne nga ligji për të drejtën e autorit", organizuar nga SHM dhe fondacioni HANNS -SEIDEL, date 19-20 dhjetor 2011;
- "'Shpërblimi i dëmit pasuror dhe jo pasuror, (neni 625 i kodit civil). Dallimi midis dëmit kontraktor dhe dëmit jashtë kontraktor. Mënyra dhe kriteret e shpërblimit tê dëmit. Praktika gjyqësore dhe unifikuese lidhur me keto cështje" , organizuar nga SHM, datē 20-21 shkurt 2012;
- "Kontrata e sigurimit të pasurisë dhe jetës. Sigurimi i detyrueshëm dhe vullnetar. Mënyra dhe kriteret e shpërblimit te dëmit që buron nga kontrata e sigurimit', organizuar nga SHM, daté 29-30 maj 2012;
- "Normat për trafikimin e lëndëve narkotike. Aspekte të bashkëpunimit dhe të tentativës dhe kundërshtitë e praktikës gjyqësore", organizuar nga SHM, datë 14-15 qershor 2012;
"'Akuzat e reja në procesin penal dhe roli i gjykatës. Orientimet e jurisprudencës së Gjykatës së Lartë", organizuar nga SHM, datë 27-28 gershor 2012;
-“ E drejta për jetë familjare sipas nenit 8 dhe 12 te KEDNJ dhe praktika e gjykatave shqiptare dhe GJEDNJ. Praktika gjyqesore qe lidhet me ketë problem bazar në konventën përkatëse". organizuar nga SHM dhe KE, datë 9-10 korrik 2012;
- "Pronësia industriale në Shqipëri", organizuar nga SHM dhe projekti për DPI, datë 15-16 janar 2013;
-"'Seminar mbi pastrimin e parave dhe tipologjitë e krimeve të tjera financiare në Shqipëri. Mbështetje për rastet praktike shqiptare", organizuar nga SHM dhe projekti i binjakëzimit te BE, datë 23-25 janar 2013;
-- “Parandalimi dhe luftimi i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje në kuadrin e drejtesise gjinore. Aftesia e kufizuar dhe te drejtat e njeriut. Hyrje në Konventën për te drejtat e personave me aftësi të kufizuar". organizuar nga SHM dhe UNPD, date 25-26 mars 2013;
- “Demi jashtekontraktor dhe pergjegjesite qe rrjedhin prej tij. Mënyrat dhe kriteret e shperblimit te këtyre dëmeve. Démi jopasuror dhe kuptimet e reja të tij. Praktika gjyqësore shqipëtare dhe jurisprudenca e GJEDNJ mbi përgjegjësitëjashtekontraktore" , organizuar nga SHM, datë 22-23 prill 2013;
- "Pyetja e të pandehurit. Deklarimet e të bashkëpandehurit ose të pandehurit në nje procedim të lidhur. Kriteret e vlerësimit të fakteve që burojnë. Regjimi perkatës i leximeve të lejueshme. Respektimi i kontradiktoritetit në përqasje me jurisprudencën e GJEDNJ', organizuar nga SHM, datë 24-25 prill 2013;
-"Zgjidhja e kontratës së punës. Procedura e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme. Praktika gjyqësore dhe jurisprudenca e GJK dhe GJL', organizuar nga SHM, datë 20-21 maj 2013;
- “Provat e marra në kundërshtim me ligjin. Papërdorshmëria. Pavlerfshmëria e akteve proceduriale. Kriteret e dallimit nga pavlefshmëria e akteve. Probleme te procesit penal. Jurisprudenca e GJL dhe GJEDNJ" ,; organizuar nga SHM, datë 3-4 gershor 2013;
-"Regjimet pasurore martesore dhe problemet e bashkëshortore dhe problematikat që dalin në ", organizuar nga SHM, datë 17-18 qershor 2013;
- "Hartimi i vendimeve gjyqësore. Shkrimi dhe arsyetimi logjik", organizuar nga SHM, datë 27-28 qershor 2013.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-se Nr: 372 date 22.4.2021 Subjekti i rivlerësimit: Znj. Rezarta Aliu (Paja), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
- Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 372, datë 22.4.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Rezarta Aliu (Paja)

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Vleresuar "Shume mire" me Vendim Nr.98/6 date 14.10.2015 te KLD-se per vitin 2014.
- Vleresuar "Shkelqyeshem" me Vendim nr.533,datë 17.11.2021 te KLGJ-se “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares , me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”.

Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masa disilpinore ne fuqi.

Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,