Lindita Male (Ziguri)

Emër Mbiemër
Lindita Male (Ziguri)
Data e emërimit fillestar
1993-10-16
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokurore, aktualisht e komanduar si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
08.02.2021 - aktualisht - Inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Janar 2002 – Janar 2021 - Prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku përgjatë viteve 2009 – 2011 - Shefe e Seksionit për të Mitur.
1998 - 2002 - Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe më pas Tiranë.
1997 - 1998 - Drejtuese në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet .
16.10.1993 Ushtron funksionin e prokurores, ku është emëruar prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet .

Znj. Ziguri ka një eksperiencë profesionale në punë për afro 27 (njëzet e shtatë) vjet, nuk ndodhet në një pozicion me mandat të kufizuar, nuk është dhe as ka qenë më parë e komanduar dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi. ____________________________________
Përgjatë karrierës së saj në Drejtësi, znj. Ziguri ka marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca dhe trajnime të ndryshme lidhur me zgjerimin e njohurive në fushën e të drejtës materiale dhe procedural penale, ndër të cilat përmenden “Procedurat e Falimentit” të International Finance Corporation, World Bank; “18th TAIEX International Forum for Prosecutors on Fighting Organized Crime” të Komisionit Europian; “Intellectual Property Rights Enforcement” nga International Law Enforcement Academy.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Diplomë “Jurist”, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Tiranës, Dega Drejtësi.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK dhe KPA, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 332, datë 12.1.2021, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Lindita Male(Ziguri), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për Ankimin e vendimit Nr. 332, datë 12.1.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri).
- Vendim i KPA-se Nr. 38/2021 (JR), ku është vendosur: Lënia në fuqi e vendimit Nr.332/2021, të KPK-së, për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Lindita Male (Ziguri).

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Për punën e saj si Shef Seksioni për të Mitur dhe Kontributin e dhënë në Reformën e Drejtësisë për të miturit në Shqipëri, znj.Ziguri është vlerësuar me “Çmimin e Mirënjohjes” nga Transparency International Albania dhe UNICEF në vitin 2009.
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masë disiplinore në fuqi.
CV
Shkarko CV Lindita Male (Ziguri)
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KPK-së nr. 332, datë 12.1.2021, për subjektin e rivlerësimit znj. Lindita Male(Ziguri), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  2. Mendimi i Pakicës - KPK.
  3. Ankim i IKP-së kundër vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri).
  4. Parashtrimet e çështjes datë 20.10.2021 - IKP.
  5. Parashtrimet e çështjes datë 18.11.2021 - IKP.
  6. Bisedimet përfundimtare datë 2.12.2021 - IKP.
  7. Rekomandim për vendimin e KPK-së, nr. 332, datë 12.1.2021 - ONM.
  8. KPA- Njoftim vendimi per për çështjen (JR) nr. 21/2021, datë 29.04.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri). , postuar ne date 04.12.2021, ne faqen zyrtare te KPA-së.
  9. Lindita Ziguri (Male) - BIO - Publikuar nga ILD.
  10. Skeda e Pasurisë e znj. Lindita Male Ziguri, publikuar nga Reporter.al.
  11. Vendim nr.206 i KLP-së datë 30.09.2020 "Për miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurores Lindita Male (Ziguri)".
  12. Vendim i KLP-së nr.307, datë 29.12.2020 "Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të magjistratit znj. Lindita Ziguri (Male), kandidat për t’u komanduar inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë".
  13. Opinione mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar si inspektorë pranë inspektorit të lartë të drejtësisë - znj. Lindita Ziguri (Male) - KLP).
  14. Vetëdeklarim i Pastërtisë së Figurës në kuadër të ligjit "Për dekriminalizimin", znj. Lindita Male Ziguri, prokurore.
  15. Vendim i KLP-së nr. 21, datë 27.01.2021 "Për komandimin e magjistratit".
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,