Mimoza Tasi

Emër Mbiemër
Mimoza Tasi
Data e emërimit fillestar
2022-02-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Nga viti 1993 deri në vitin 2020 znj. Tasi ka punuar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ka ushtruar detyra të ndryshme në nivel ekzekutiv dhe drejtues, duke u promovuar me ngritje në detyrë si:
  • - sekretare komisioni parlamentar (1993),
  • këshilltare ligjore pranë Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut (2002),
  • -këshilltare në shërbimin e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura (2014)
  • - drejtore e Shërbimit të Seancës Plenare (2015).
Për shkak të pozicionit ka qenë e përfshirë:
  • -në reformën kushtetuese (1998, 2008, 2012),
  • -rishikimin e legjislacionit të pushtetit gjyqësor (2007),
  • -reformën parlamentare (2013),
si dhe grupe pune për hartim legjislacioni.
- Dy vitet e fundit (janar 2020 – janar 2022) ka punuar si oficere ligjore pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke kontribuuar në projektin 4 vjeçar “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin qytetar në Shqipëri”, financuar nga Konfederata Zviceriane.
- Me vendimin nr. 82/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Tasi u zgjodh anëtarë zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Nga data 1 shkurt 2022 - aktualisht - Anëtare e Kolegjit të Posaçën të Apelimit.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
-Në vitin 1990 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega “Filozofi”
- në vitin 2000 është diplomuar “juriste”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- në vitin 2008 ka kryer studimet pasuniversitare “Master për Studime Europiane” në Universitetin e Tiranës.
- në vitin 2012 ka kryer kursin teorik të studimeve për Doktoraturë në Fushën e Sigurisë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
_______________________
Gjatë viteve të zhvillimit të karrierës së saj, znj. Tasi ka vijuar të ndjekë edhe kurse, trainime e seminare brenda e jashtë vendit për rritjen e kapaciteteve profesionale, duke fituar tituj e certifikata të ndryshme, si titullin “avokat” (2003) - Dhoma e Avokatisë Tiranë, “trajner” pranë Institutit të Trajnimit të Administratës Publike (2004) – dhe prezantuar modulin për organizimin dhe funksionet e Kuvendit, deri në vitin 2007.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
• Vendim i Kuvendit te Republikes se Shqiperise Nr. 82/2017 “Për Miratimin e Listës në Bllok të Kandidatëve të Zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit Nr. 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,