Ilir Rusi

Emër Mbiemër
Ilir Rusi
Data e emërimit fillestar
2022-02-24
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• 22.10.2024 - aktualisht - Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• 24.02.2022 - 22.10.2024 - Zv. Kryetar/ Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• shkurt 2019 - Anëtar i Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
• Anëtar i Komisionit Disiplinor për rastet e procedimeve disiplinore kundër një gjyqtari të cilat paraqiten nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
• Anëtar Zëvendësues i Komisionit të zhvillimit të Karrierës.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Kancelar dhe/ose Ndihmës ligjor.
• Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve.
2018 - 2020 - Kryetar i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës.
maj 2016 - 2020 - Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
2019 - 2020 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin Master.
gusht 2020 - 2021 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Programin "Bachelor".
2013 - 2016 - Zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë për Doktoraturat.
• Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit ligjor për aktet nënligjore në fusha të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNICEF, UNDP.
• Është titullar i lëndëve “E drejtë e punës” dhe “E drejtë e krahasuar e punës”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2013 - Mban titullin akademik “Profesor i asociuar”.
2010 - Grada shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, në fushën e së drejtës civile, me disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“.
2004 - Studimet pasuniversitare “Master – niveli i dytë” në Fakultetin e Drejtësisë, UT.
2001 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate shumë të mira.

Punime Shkencore
- Disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“. 2010.
- Autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.
- Ka botuar artikuj të shumtë në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
CV
Shkarko CV Ilir Rusi
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
  2. Prezantim i z. Ilir Rusi në faqen zyrtare të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
  3. Njoftim i KLGJ "Për ngritjen e Komisionit të përkohshëm për vlerësimin etik dhe profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve".
  4. Vendim i Kuvendit nr. 14, date 17.02.2022 “Për rrëzimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
  5. Procesverbal i Komisionit të Administrimit të Procesit të Votimit për përzgjedhjen e kandidatëve personel akademik me kohë të plotë të FDUT për anëtar të KLGJ dhe KLP.
  6. Vendim i Kuvendit nr. 11, date 10.02.2022 "Për rrëzimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".
  7. Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 22.10.2024 ku nder te tjera eshte vendosur: Zgjedhja e z. Ilir Rusi, Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,