Elona Alvora

Emër Mbiemër
Elona Alvora
Data e emërimit fillestar
2009-10-12
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
19.06.2023 - aktualisht - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
02.11.2010 - 19.06.2023 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë:
- Ushtrimi i ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq në emër të shtetit;
- Përfaqësimin e Prokurorisë në çështjet që lidhen me heqjen/kufizimin e zotësisë për të vepruar, shpalljen të zhdukur, si dhe në proceset administrative në lidhje me dëmshpërblimin për burgim të padrejtë;
- Ekzekutimin e vendimeve penale në rastet e ekzekutimit të menjëhershëm të tyre (rastet e ekzekutimit të vendimeve që lidhen me masat e sigurimit dhe për ekzekutimin e alternativës së dënimit të parashikuar nga neni 59 i K. Pr. Penale etj).)

12.10.2009 deri më datë 01.11.2010 - Prokurore në stazhin profesional të vitit të III të Shkollës së Magjistraturës pranë Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë:
- Ushtrimin e veprimeve verifikuese të materialeve kallzuese duke vendosur në fund të këtij procesi marrjen e vendimit për mosfillimin e procedimit penal apo urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal. Në rast ankimimi të vendimit të mosfillimit, përfaqësimin e Prokurorinë në seancën gjyqësore;
- Ushtrimin e ndjekjes penale në kuadrin e një procedimi penal duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale duke përfshirë edhe vendimin për marrjen e personit të pandehur, dërgimin e çështjes për gjykim, marrjen e vendimit për pushimin e çështjes/akuzës, marrjen e vendimit për pezullimin e procedimit penal etj;
-Përfaqësimin e Prokurorisë përpara gjyqtarit të hetimit paraprak apo gjyqtarit që shqyrton themelin e çështjes etj

07.12.2006 – 30.09.2007 - Sekretare gjyqësore pranë Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë:
- Administrimi fizik i dosjes gjyqësore nga krijimi i saj duke nënshkruar në librat/regjistrat përkatës dhe deri në marrjen e vendimit;
- Numërtimi i vendimit gjyqësor në rregjistrin e vendimeve dhe shënimin e dispozitivit të vendimit në librin e posaçëm ku pasqyroheshin të dhënat e çështjes gjyqësore;
- Mirëmbajtja e sistemit informatik të gjykatës ku përfshihet kryerja e shënimeve në sistem, si dhe publikimi I vendimit gjyqësor;
- Sistemimi i dosjes gjyqësore nëpërmjet numërtimit dhe lidhjes së saj;
- Dokumentimin e seancave gjyqësore apo seancave të tjera të çështjes (p.sh. seancat për dokumentimin e kqyrjes në vend të objekteve etj) nëpërmjet mbajtjen e procesverbalëve të seancave;
- Komunikimi i palëve në lidhje me seancat gjyqësore që do të zhvilloheshin për çështjen e tyre (nëpërmjet hartimit të fletëthirrjeve/shpalljeve dhe administrimit të tyre në dosjen gjyqësore) si dhe mbikqyrjen e njohjes së palëve me dosjen gjyqësore dhe dhënien e akteve sipas kërkesës së tyre pas miratimit të gjyqtarit;
- Përgatitja e projektletrave që do të dërgoheshin për marrjen e informacionit që palët nuk arrinin ta merrnin vetë dhe gjykata kishte vendosur marrjen e tyre etj;

__________________________________________

Trajnime: Pjesëmarrëse në trajnime në fusha të ndryshime të së drejtës (civile, penale, administrative, kushtetuese etj) si gjatë formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës dhe në formimin vazhdues për shkak të ushtrimit të funksionit të prokurorit.
Trajnim i dates 21.06.2021: “Mjetet e posaçme të hetimit: a) infiltrimi; b) dorëzimi I kontrolluar; c) perceptimi I komunikimeve elektronike”;
Trajnim i datave 17-18.03.2021: “Zhvillimi I seancës paraprake: rasti I ndryshimit të cilësimit juridik të akuzës dhe rasti I ngritjes së akuzave. Trajtimi I dallimeve ndërmjet instrumentave të ndryshëm që përdorin prokurorët për t’iu drejtuar gjykatës për këto raste (kërkesa për dërgim në gjyq dhe kërkesa për gjykim);
Trajnimi i datës 19.05.2019: “Aspekte formalo-juridike dhe të përmbajtjes, në këndvështrimin e doktrinës dhe jurisprudencës krahasuese të togfjalëshit: “dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova si kusht themelor në procesin e caktimit të masave të sigurimit personal”;
Trajnimi i datës 30.04.2019: “Ndryshimi I cilësimit juridik gjatë procedurës penale të hetimit dhe gjykimit”;
Trajnim i datës 03.04.2015: “Masat e sigurimit personal dhe problematika që mbart seanca për shqyrtimin e tyre”
Trajnim i datës 24.03.2014: “Analiza ekonomike e ligjit civil. Ligji dhe ekonomia…” (Te dhenat: Sipas CV se dorezuar me email nga Subjekti).

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2013-2015 - Master Profesional në Kontabilitet-Financë, Akademia Profesionale e Biznesit, Fakulteti I Ekonomisë,
Temat kryesore / aftësitë e mbuluara nga edukimi / trajnimi:
Menaxhim I sistemeve të informacionit, Drejtim Financiar I Avancuar, Kontabilitet Financiar I Avancuar, Standartet Ndërkombëtare të Auditimit, Kontabilitet Kosto-Drejtim I Avancuar, Raportim Financiar Ndërkombëtar, Analiza e Pasqyrave Financiare, Kontabilitet Publik, Taksim Biznesi etj.

2009-2013 - Bachelor në degën Financë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Temat kryesore / aftësitë e mbuluara nga edukimi / trajnimi:
Bazat e Financës, Drejtim financiar, Investime, Bazat e Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet Drejtimi, Kontabilitet Kosto, Marketing, Bazat e Menaxhimit, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Komunikim Biznesi, Menaxhim Operacional, Teknikë Bankare, Financa Personale, Statistikë, Matematikë Financiare, Matematikë e Përgjithshme, Historia e Ekonomisë dhe Mendimit Ekonomik, Makroekonomi, Mikroekonomi etj

2007-2010 - Magjistrat në profilin prokuror, Shkolla e Magjistraturës (E renditur e para për shkak të rezultateve të arritura gjatë tre viteve të studimit) .

30.09.2007 - “Avokat”, Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Republikën e Shqipërisë.

2002-2006 - Jurist, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, (Pajisur nga Universiteti I Tiranës me çertifikatën “Student I Shkëlqyer” më datë 17.07.2006)
(Te dhenat: Sipas CV se dorezuar me email nga Subjekti).

Punime Shkencore
1. “Mbrojtja e nevojshme”, botuar në vitin 2010 nga Shkolla e Magjistraturës në përmbledhësen nr 1 të titulluar “Mbi disa çështje të së drejtës penale dhe proceduriale penale”;
2. “Aspekte të likuidimit të shoqërive tregtare” (Likuidimi i zakonshëm) botuar në revistën “Jeta Juridike” nr 1, viti 2014;
3. “Bashkimi me përthithje i shoqërive tregtare sipas LTSHT”, botuar në përmbledhësen e Konferencës Ndërkombëtare “Reforms in Economy and Justice Conditions and Challenge for Albania’s European Perspective”, më 22 prill 2016;
4. “(Pa)varësia e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, botuar në përmbledhësen e Konferencës Shkencore Kombëtare “Reforma në drejtësi mes ndryshimeve kushtetuese dhe procesit constituent” të mbajtur në Vlorë, më 22 prill 2016;
5. “Ndarja e shoqërisë tregtare sipas Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare në Republikën e Shqipërisë”, botuar në përmbledhësen e Konferencës së VII-të Rajonale Shkencore “Kosova 10 vjet shtet, sfidat në arsim, ekonomi, siguri dhe sundim të ligjit” të mbajtur në Gjilan të Kosovës, më datë 09.06.2018.
(Te dhenat: Sipas CV se dorezuar me email nga Subjekti).

Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në Detyrë pas procesit të Vettingut.
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-se nr. 538, date 7.6.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
- Ankim i IKP-se kundër vendimit nr. 538, datë 7.6.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Alvora.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masë disiplinore në fuqi (sipas Opinionit te KLP-se datë: 24.02.2020 Mbi kandidaten znj. Elona Alvora që kanë aplikuar për t’u komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë).
CV
Shkarko CV Elona Alvora
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KPK-se nr. 538, date 7.6.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Elona Alvora, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
  2. Skeda e Pasurisë e znj. Elona Alvora, publikuar nga Reporter. al.
  3. Formulari i vetëdeklarimit në kuadër te ligjit "Për dekriminalizimin" plotësuar nga Elona Alvora, date 15.04.2016.
  4. Ankim i IKP-se kundër vendimit nr. 538, datë 7.6.2022, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Alvora.
  5. Vendim i KLP-se nr.158 date 18.05.2021 "Per miratimin e raportit per analizimin e aftesive profesionale te prokurores Elona Alvora".
  6. Opinion i KLP-se datë: 24.02.2020 Mbi kandidaten znj. Elona Alvora që kanë aplikuar për t’u komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
  7. Vendim i KLP-së nr. 131, datë 07.06.2023 "Për caktimin e znj. Elona Alvora në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nëpërmjet lëvizjes paralele".
  8. Vendim i KLP-së nr. 122, date 29.05.2023 “Për renditjen e kandidatëve për pozicionion vakant nr. 7 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shpallur me vendimin nr. 67, datë 21.03.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.
  9. Vendim i KLP-së nr. 94, datë 9.05.2023 “Për renditjen e kandidatëve për pozicionion vakant nr. 2 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shpallur me vendimin nr. 332, datë 19.12.2022 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.
  10. Vendim i KLP-së nr. 185, datë 27.06.2023 "Për renditjen e kandidatëve për pozicionin vakant nr. 2 në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shpallur me vendimin nr. 92, datë 09.05.2023 të KLP-së".
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,