Arta Mandro

Emër Mbiemër
Arta Mandro
Data e emërimit fillestar
2020-03-10
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• 03.10.2022 - aktualisht - Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2000 e në vazhdim - Pedagoge me kohë të plotë pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 1998-2000 - Zëvendësministre e Drejtësisë.
• 1986-1998 - Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

• Ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë për më shumë se dy vjet në Komitetin Drejtues të Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin Juridik (CDCJ) dhe Komitetin e Ekspertëve të së Drejtës Familjare.
• Prof. Mandro ka qenë anëtare e jurisë së provimit të kualifikimit pasuniversitar në Universitetin e Tiranës me cilësinë e udhëheqëses shkencore, anëtares së jurisë si dhe kryetares së Jurive të kandidatëve për gradën Doktor si dhe të marrjes se titullit Prof.As./Prof.
• Ajo ka qenë dhe është anëtare e bordeve redaktues të disa revistave shkencore, autore e disa punimeve shkencore, manualeve dhe shkrimeve të tjera, si dhe ka mbajtur një sërë referatesh në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Ajo është një eksperte në përafrimin e legjislacionit me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Është eksperte në hartimin e disa ligjeve si Kodi i Familjes, Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji për Ndërmjetësimin, Kodi i Punës, etj. Ajo është anëtare e disa bordeve të OJF-ve dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• 1986 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
• 2009 - Titullin "Profesor".
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,