Rovena Gashi

Emër Mbiemër
Rovena Gashi
Data e emërimit fillestar
2001-09-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
- Pas vendimit të shkarkimit nga detyra znj. Gashi i është drejtuar me kërkesë KPA me objekt: Rishikimin e vendimit nr. 12/2019 të KPA. KPA ka rregjistruar kërkesën më datë 25.04.2023 dhe ende nuk ka dhënë vendim për këtë çështje.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
29.05.2019 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
25.07.2018 - 29.05.2019 - Prokuror i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
11.05.2018 - 25.07.2018 - Pezulluar nga detyra me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018 të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Gjykata Administrative e Apelit me vendimin e datës 8 nëntor 2018 rrëzoi urdhrat për pezullim të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të datës 11 maj 2018, dhe urdhëroi Prokurorinë e Përgjithshme të paguante kostot e kërkuesve znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.
dhjetor 2017 - Drejtore e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme •31.05.2013 - 11.05.2018 - Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
01.09.2001 - 31.05.2013 - Prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2002 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
1995 - 1999 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 48, datë 25.07.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
- Njoftim i IKP-së datë 27.09.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 48, datë 25.07.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi.
- Vendim i KPA-së Nr. 12/2019, datë 29.05.2019, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.48/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)
(Informacioni sipas CV të autorizuar nga KLP datë 20.03.2024).
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.

Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,