Rezarta Schuetz (Gaba)
- Emër Mbiemër
- Rezarta Schuetz (Gaba)
- Data e emërimit fillestar
- 2017-06-17
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Gjyqtare pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Gjykata Kushtetuese
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- - Ka punuar për 15 vjet në organizata ndërkombëtare − OKB dhe OSBE − si këshilltare ligjore dhe shefe e Seksionit të Shtetit të së Drejtës (respektivisht). Në këto funksione, ajo ka punuar në të drejtë penale (krime ndëretnike dhe krime të tjera të rënda) në të gjitha instancat.
- Si shefe e Seksionit për Shtetin e së Drejtës, znj. Gaba-Schuetz:
• ka udhëhequr monitorimin dhe ka raportuar mbi respektimin e të drejtave procedurale të palëve në çështje gjyqësore të profilit të lartë;
• ka monitoruar zbatimin e standardeve dhe ka zbatuar reformën në procedurën penale, risitë në politikat e dënimit penal dhe zbatimin e standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja;
• si dhe ka punuar me institucionet vendase për zbatimin e reformave në fushën e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë dhe të sistemit të llogaridhënies.
- Ka punuar gjerësisht në disa aspekte të të drejtave të njeriut, konceptet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të ndihmës juridike dhe standardet e qeverisjes së mirë
- Ka punuar me hartim legjislacioni në fushën e reformave të pronës bujqësore dhe industrisë ushqimore dhe ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në gjykata të huaja dhe arbitrazh ndërkombëtar në mosmarrëveshje që lidheshin me investimet e huaja
1998-2000- Pedagoge e jashtme e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Znj. Gaba-Schuetz ka punuar me reformën në arsimin juridik dhe ka dhënë lëndët “Etikë ligjore”, “E drejta kushtetuese e krahasuar” dhe “Shkrim e arsyetim ligjor”
1993-1996- Juriste e qeverisjes qendrore
Shënim: CV është marrë nga faqja zyrtare e KPA - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- 1992- Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
1996-1997 - Master në Institucionet Ligjore (LL.M.) në Universitetin e Wisconsin-it (SHBA), Madison - Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Masa disiplinore në fuqi vërejte
- CV
- Shkarko CV Rezarta Schuetz (Gaba)
- Dokumenta te tjera
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,