Projekti
Akses Drejtësi Albania është një databazë me informacion të mirë strukturuar mbi procedurat dhe individët që po Promovohen në Sistemin e Drejtësisë pas Reformës dhe Paketës Ligjore për Reformim të miratuar në vitit 2016. Databaza po krijohet dhe mirëmbahet nga organizata AIS e njohur si promotore e të dhënave të hapura (open data) dhe transparente në Shqipëri. Akses Drejtësi Albania përmes informacionit dhe dokumentave të lehta në aksesim, ka për qëllim të mirë dhe drejt prezantojë produktin dhe rezultatet e Reformës. Informacioni krijon garanci për transparencë mbi Sektorin. Funksionimi i këtij portali informativ do të nxisë kontrollin publik mbi integritetin e Institucioneve dhe Individëve pjesë e Sistemit. Në këtë portal çdo institucion i sistemit do të ketë të plotë katalogun e akteve dhe dokumenteve që lidhen me produktin e tij. Po njësoj për secilin Gjyqtar, Prokuror apo Anëtar të Sistemit është përgatitur një pasaportë me informacion dhe dokumente për karrierën, aftësitë, integritetin dhe proceset e vetë deklarimeve sipas kërkesave të Ligjit. Veç dokumenteve me autor Institucionet, në databazë do të jenë të aksesueshme edhe raporte të monitorimit të organizatave lokale që po ndjekin procesin duke dhënë kontribut në skanim. Qëllimi i databazës është të vendosë në një portal të vetëm një gamë të gjerë dhe të plotë informacioni shoqëruar me dokument duke lehtësuar procesin e aksesimit dhe informimit për këdo. Po kështu databaza si një zgjidhje e mirë software-ike do të jetë e aksesueshme edhe përmes makinave dhe filtrave të kërkimit. Informacioni i vendosur në këtë databazë është informacion për të cilin sektori publik ka detyrim të krijojë instrumente të aksesit në publik. Kjo iniciativë synon edhe të sfidojë modelet jo fort transparente dhe konsistente të publikimit të informacionit dhe dokumentit zyrtarë, modele që shpesh karakterizojnë Institucionet Publike në Vend. Për çdo detaj mbi Akses Drejtësi Albania kontaktoni info@ais.al.