Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe në Gjykatën e Apelit Korçë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë (vazhdim i mbledhjes plenare datë 14.10.2020).

Procesverbal Nr.13 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 20.10.2020, Ora 14.00

Rendi i Ditës:
1. Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtareve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit , pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit para kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.
2. Të tjera.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/kryetar)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Saida Dollani (anëtare) 5. Fatjona Memçaj (anëtare) 6. Ludovik Dodaj (anëtar) 7. Marsida Xhaferllari (anëtar zëvendësuese) 8. Bilbil Mete (anëtar zëvendësues)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Avokatit i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj dhe Katrin Treska, përfaqësues me autorizim të Presidentit të Republikës.
2. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
3. Michele Lacomy, përfaqësuese e OPDAT-it.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.10.2020

Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve të datave 24.08.2020; 26.08.2020; 04.09.2020; 08.09.2020; 08.09.2020 (ora 17:00); 09.09.2020; 10.09.2020; 11.09.2020; 11.09.2020 (ora 18:30); 14.09.2020, 16.09.2020; 17.09.2020 dhe 18.09.2020.