Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.18-2 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.12.2020, Ora 12.00

Rendi i Ditës:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijon mbledhjen, sipas rendit të ditës të datës 11.12.2020, në lidhje me diskutimin dhe miratimin e listës përfundimtare të renditjes, si dhe raportin përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës..............
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha, (zëvendëskryetare)
2. Fiona Papajorgji, (anëtare)
3. Arta Marku, (anëtare)
4. Miranda Andoni, (anëtare)
5. Saida Dollani, (anëtare)
6. Ludovik Dodaj, (anëtar)
7. Fatjona Memçaj, (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali.
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.
2. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Procesverbal Nr.18-1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2020, Ora 13.00

Rendi i Ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020, procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 07.12.2020.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
- Klajdi Mone,
- Përparim Kalo.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
4. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
5. Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.
6. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.
7. Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:
- Altin Binaj.
8. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.
9. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.12.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtaren {...}”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (relatore znj. Brikena Ukperaj).

Procesverbal Nr.17 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.12.2020, Ora 14.30

Rendi i Ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 26.11.2020.
Marrin pjesë :
1. Vitore Tusha, (zv/Kryetar)
2. Fiona Papajorgji, (anëtare)
3. Arta Marku, (anëtare)
4. Saida Dollani, (anëtare)
5. Ludovik Dodaj, (anëtare)
Merr pjesë, si vëzhguese e përhershme:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar me autorizim nga Enio Haxhimihali,
Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Bledar Dervishaj, përfaqësues me autorizim i Presidentit të Republikës.
2. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Administrative të Apelit, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.12.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Administrative të Apelit, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.