Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, z. {...}”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për refuzimin e kërkesës së gjyqtares znj. {...} për dhënie leje të papaguar”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në disa gjykata të qarkut Tiranë, Durrës dhe Lezhë”.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 03.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore, në sistemin gjyqësor”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në gjykatat e qarqeve Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Procesverbal Nr.36 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.12.2019, Ora 13:00

Rendi i ditës :
Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë :
Artur Malaj, Joana Asimi Sorraj, Klodian Rado, Lindita Troja, Marsida Xhaferllari dhe Sokol Stojani

Mbledhja Plenare NR.38 e KLP-së datë 25 Nëntor 2019, Ora 12:00

1. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.
➢ Altin Dumani, ➢ Arben Kraja, ➢ Behar Dibra, ➢ Edvin Kondilli, ➢ Elida Celami(Kaçkini), ➢ Ened Nakuçi, ➢ Enkeleda Millonai, ➢ Klodian Braho
2. Shpalljen e gares për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
3. Miratimin e metodologjise për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
4. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
5. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë, të z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
6. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Rozeta Qirjaqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë,
7. Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, të z.Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
8. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.11.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Metodologjia e pikëzimit me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të gjyqtarëve””, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtares {...} nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.