Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.37 e KLP-së datë 14 Nëntor 2019, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt -vendimit “ Për renditjen e kandidatёve qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm”, bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve sipas nenit 23 të Ligjit nr. 97/2016, “Pёr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisё nё Republikёn e Shqipërisë” si dhe tё Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.11.2019

Rendi i ditës:
1. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.108, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
2. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
3. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.110, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;
4. “Për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”;

Mbledhja Plenare NR.36 e KLP-së datë 12 Nëntor 2019

Rendi i ditës:
Miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.11.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 24.10.2019 dhe 29.10.2019.
5. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.35 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.11.2019, Ora 13:00

Rendi i ditës :
1. Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.11.2019

Rendi i ditës:
1. Raport mbi informacionin periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën prill – qershor 2019, relatore znj. Brunilda Kadi.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pjesëmarrjes së magjistratëve në programin e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën tetor – dhjetor 2019”, relatorë znj. Brikena Ukperaj.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit te Lartë Gjyqësor” (në lidhje me magjistratët udhëheqës), relatore znj. Brunilda Kadi.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 11.10.2019, 17.10.2019 (dy mbledhje), dhe 22.10.2019.