Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 02.10.2020
Për konfirminin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
Për konfirminin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
Për shtyrjen e Seancës së shpalljes së Vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Kol Hysenaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit Bib Ndreca me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datën 14.9.2020 dhe në datën 15.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Tritan Hamitaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Tritan Hamitaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 11.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Arjan Qafa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
- Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arjan Qafa, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 14.9.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fjoralba Prifti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.9.2020, vendosi:
- Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.