Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 15.12.2020

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa “c” dhe nenit 6 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Lista e subjekteve të shortuar më 15.12.2020, është si më poshtë:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 14.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 10.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 14.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit të subjektit znj.Rilinda Selimi, të parashikuar më 14 dhjetor 2020, ora 9:30, për arsye objektive shtyhet në orën 12:30 në të njëjtën ditë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 9.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ngresi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 07.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Albert Demirneli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z.Albert Demirneli, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 09.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Qemal Zaimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Qemal Zaimi, nëpunës/përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në KLGJ.