Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 22.11.2019
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.11.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Simon Pashuku, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 22.11.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Simon Pashuku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.