Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.01.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Sandër Simoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.01.2020, vendosi:
Kofirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, Edmond Hyka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Hyka, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.12.2019, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, me shumicë votash vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
2. Transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Shkodër, që i përket procedimit penal nr. akti 1201 dhe nr. çështje 28325, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Mariana Velçani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.12.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariana Velçani, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.12.2019, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatri Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Genti Xholi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.12.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Genti Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.