Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.01.2021

Gjatë seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, përfaqësuesi i tij ligjor kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Për arsye të vlerësimit të kërkesës nga një trupë tjetër gjykuese, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit. ​

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 05.01.2021 për subjektin e rivlerësimit, Arta Duka bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 06.01.2021, vendosi:
-Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z.Arta Duka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 24.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Adriano Dyrmishi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.12.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z.Adriano Dyrmishi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 23.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 22.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj.Valbona Vata bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Valbona Vata, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Njoftim për gjykimin e çështjes në kolegjin e posaçëm të apelimit 18.12.2020

Shpallje e njoftimit për gjykimin e çështjes në seancë publike për subjektin e rivlerësimit z. Astrit Haxhialushi. Për t’u njohur me këtë njoftim, ju lutemi ndiqni linkun më poshtë:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Florjan Kalaja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.12.2020, vendosi: Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z. Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.