Njoftim për shtyp i KPA-së datë 15/09/2020
Më datë 15.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj dhe ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.