Njoftim për shtyp i KPA-së datë 30/07/2020
Ditën e hënë, më datë 21.09.2020, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesuese: Albana Shtylla
- Relatore: Ina Rama
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.