Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.09.2019
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve për gjendjen e faktit dhe
ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për
gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, përgatitur nga relatorët
përkatës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e procedurës
së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës
civile), i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e
gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short”, i përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i opinioneve për kandidatët nga radhët e
gjyqtarëve që kanë shprehur interes për komandimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e
transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë
Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e
transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe
kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore
të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të
përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.