Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.05.2019
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e
funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”, i përgatitur nga Komisioni i
Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi lejet e papaguara të
gjyqtarëve që jepen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i
Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e
gjyqtarëve {...} dhe {...} nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në
mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në
mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.