Vendim nr.215 i KLP-së datë 15.10.2020
Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai, në trajnimin me temë "Njohuri bazë mbi Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe të vlerësimit të veprave penale në fushën tatimore" i cili do të zhvillohet më datë 19.10.2020 dhe në trajnimin me temë "Të tjera njohuri bazë që lidhen me fushën e hetimit të krimit tatimor" i cili do të zhvillohet më datë 23.10.2020. Veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës;