Vendime

Vendim nr.210 i KLP-së datë 30.09.2020

Për miratimin e Relacionit mbi verifikimin e Pasurisë, Figurës dhe Integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019 - 2020, znj. Enkeleda Hoxha

Vendim nr.201 i KLP-së datë 30.09.2020

Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje, të znj. Rabiana Halili, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Vendim nr.200 i KLP-së datë 23.09.2020

Për miratimin e Rregullores "Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm"

Vendim nr.190 i KLP-së datë 17.09.2020

Për zhvillimin me dyer të mbyllura, të seancës dëgjimore të datës 23.09.2020, në lidhje me procedimin disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020, të filluar ndaj magjistratit, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vendim nr.191 i KLP-së datë 17.09.2020

Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqje, për z. Bujar Hoxha, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Vendim nr.192 i KLP-së datë 17.09.2020

Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.