Vendime

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 642, datë 6.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ded Miri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

KPK ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit për z. Ded Miri, pa një vendim përfundimtar, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura e rivlerësimit kalimtar është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 640, datë 5.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Skënder Mestani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KPK-së nr. 639, datë 31.3.2023

Subjekti i rivlerësimit z. Olger Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Olger Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 636, datë 15.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Arben Konstandini, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 635, datë 13.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Rexhina Merlika, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 630, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Hysen Ajasllari, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.